Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, i cili është njëherësh shef i Zyrës së BE-së.
Kryeprokurori Isufaj ka falënderuar Ambasadorin Szunyog për vizitën e bërë, si dhe i ka shprehur mirënjohjen e tij për ruajtjen e vazhdimësisë së bashkëpunimit të Zyrës së BE-së me prokurorinë që drejton ai, bashkëpunim ky, që është në funksion të fuqizimit të zbatimit të ligjit në Kosovë, përcjell Arbresh.info.
“Më këtë rast, Kryeprokurori Isufaj, e ka njoftuar Ambasadorin Szunyog, me punën, të arriturat dhe sfidat e Prokurorisë Speciale, në luftimin e korrupsionit të nivelit të lartë, krimit të organizuar, terrorizimit, krimeve të luftës, dhe veprave tjera të cilat janë në kompetencë të kësaj prokurorie, si dhe për aktivitetet e zhvilluara dhe bashkërendimin e planifikuar gjatë këtij viti, duke konfirmuar angazhimin e shtuar për arritjen e rezultateve në hetimin dhe ndjekjen e veprave penale”, thuhet në njoftim.
Nga ana tjetër, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka falënderuar Kryeprokurorin Isufaj për pritjen, duke nënvizuar se qëllimi i tyre i përbashkët është arritja e përparimit të mëtejshëm në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë.
“Në përfundim të takimit të sotëm, bashkëbiseduesit shprehën gatishmërinë e tyre, që përmes punës në partneritet, për forcimin e sundimit të ligjit të vazhdohet në mënyrë të sigurt, drejt avancimit të vendit tonë në rrugën e integrimit evropian”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Konjufca pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedon...
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’