Kryeprokurori Isufaj në konferencë, Miftaraj: Me gjasë sot ngritet aktakuza për rastin në Banjskë

09:37 | 11 Shtator 2024
K.B

Njohësi i çështjeve të drejtësisë, Ehat Miftaraj ka aluduar se konferenca e thirrur nga kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, ka të bëj me sulmin terrorist në Banjskë.

Miftaraj ka thënë se me gjasë sot do të ngritet aktakuza në rastin Banjskë, shkruan Arbresh.info

“Blerim Isufaj sot konference per media ne ora 12. Me gjasë sot ngritet aktakuza në rastin Banjskë. Shpresojmë se prokurori Naim Abazi e ka kryer rastin në mënyrën më profesionale të mundshme”, ka shkruar ai.


Ndërsa kujtojmë se më 24 shtator, bëhet një vit nga sulmi terrorist në Bansjkë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku./Arbresh.info/

LEXO EDHE:

Blerim Isufaj thërret konferencë për media

Të ngjashme