Kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj shënjestron një rast për “Shpëlarja e parave”

11:56 | 19 Tetor 2023
L G

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), Blerim Isufaj, ka mbajtur sot takimin e radhës me ekipin e përbashkët për përzgjedhjen dhe shenjëstrimin e krimeve të rënda, ku kanë shenjëstruar një (1) rast të ri.

Prokuroria Speciale njofton se rasti është shenjëstruar për “Shpëlarja e parave”, si dhe vepra të tjera penale.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se në kuadër të hetimeve janë sekuestruar dhe konfiskuar sasi e madhe e armatimit të llojit të ndryshëm, rreth 30 vetura, si dhe pasuri të paluajtshme rreth njëzet milionë (20.000.000) euro”, thuhet në njoftim.

Në ketë rast për momentin janë të ndaluar tre persona (të njëjtit sipas vendimit të gjykatës  janë nën masën e paraburgimit)./Arbresh.info/

 

Të ngjashme