Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur në takim Kryetaren e Odës së Ndërmjetësuesve të Kosovës, Ganimete Xhelili së bashku me anëtarin e Kryesisë së Bordit të ONDK-së, Haxhi Iberdemaj.
U.D. Kryeprokurori Kelmendi dhe Kryetarja Xhelili patën diskutime të frytshme dhe përmbajtjesore rreth sfidave, tejkalimin dhe mënjanimin e tyre, nevojën e nxitjes së referimit të rasteve në ndërmjetësim si dhe mënyrën e kompensimit, veçanërisht për rastet e zgjidhura me persona të mitur.
Të dyja palët u zotuan për fuqizimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndër-institucional në fushën e ndërmjetësimit, e cila është një mënyrë alternative dhe efikase e zgjidhjes së rasteve penale./Arbresh.info/
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane
Qeshni më pak për të mos u dukur të vjetër
Volkswagen po vjen me një model të ri elektrik të përballues...
Pse ngjyra e zezë tërheqë më shumë rreze të diellit?