Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.
Kryeprokurori Lumezi dhe Ambasadori De Riu patën diskutime produktive lidhur me çështjet e interesit të përbashkët, përkatësisht forcimin e sundimit të ligjit, që do të ndikonte në nxitjen e investimeve italiane në Republikën e Kosovës dhe intensifikimin bashkëpunimit të ndërsjellë në çështjet e drejtësisë.
Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka çmuar përkrahjen dhe ndihmën që ka dhënë Italia dhe vazhdon ta japë në forma të ndryshme për konsolidimin e shtetit ligjor.
Në fund, bashkëbiseduesit e vlerësuan mjaft të dobishëm këtë takim dhe u pajtuan që bashkëpunimi institucional të thellohet edhe në të ardhmen. /arbresh.info/
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Rama ndan fotot: U mbështet p...
Izraeli konfirmon sulmet në portet dhe infrastrukturën energ...
LDK sot mban Forumin e Rinisë