Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, po qëndron për vizitë zyrtare në Londër

17:20 | 22 Nëntor 2024
Q L

Një delegacion nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryeprokurori i kësaj prokuroria z. Blerim Isufaj, po realizojnë vizitë zyrtare në Londër të Britanisë së Bashkuar.

Qëllimi i kësaj vizitë është marrja e përvojave të shtetit Britanik lidhur me funksionimin e sistemit prokurorial, dhe institucioneve tjera të drejtësisë.

Gjatë takimeve të zhvilluara në Zyrën për Mashtrime të Rënda, në Policinë Metropolitan, në Gjykatën Southwark dhe në Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës, delegacioni nga Prokuroria Speciale, është njohur nga afër me praktikat britanike në fushën e drejtësisë, me theks të veçantë për qasjen ndaj hetimeve, për strategjitë e hetimit, për sfidat gjatë ndjekjes penale, për hetimet financiare dhe pastrimin e parave.

Kjo vizitë është mundësuar dhe mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Bashkuar në Prishtinë./Arbresh.info/

Të ngjashme