Kryeprokurori Shala priti në takim përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Shqipërisë

10:57 | 21 Shtator 2023
E.K

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala, ka pritur në takim përfaqësues nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë së Shqipërisë, kryesuar nga Kryetari i këtij këshilli Alfred Balla.

Qëllimi i kësaj vizite ishte diskutimi për fuqizimin e bashkëpunimit në aspektin e drejtësisë ndërmjet dy vendeve. Gjatë këtij takimi, u shkëmbyen mendime dhe eksperienca për të dyja sistemet respektive të prokurorive në Kosovë dhe Shqipëri, përcjell Arbresh.info.

Kryeprokurori, Shala i njoftoi të pranishmit me organizimin dhe funksionimin kushtetues të Prokurorisë së Prizrenit, me punët, sfidat si dhe synimet e kësaj prokurorie.

Po ashtu, Balla gjatë këtij takimi ka prezantuar të arriturat dhe reformat e ndërmarra në sistemin e drejtësisë në Shqipëri.

Në fund të takimit drejtuesit e dy institucioneve vlerësuan marrëdhëniet e mira institucionale të vendosura prej vitesh, dhe u zotuan për bashkëpunim të mëtutjeshëm në fushën e drejtësisë./Arbresh.info/

 

Të ngjashme