Kryeprokurori i Ferizajt flet për gjetjen e trupit të pajetë të Armend Trenës

17:57 | 7 Maj 2018
M. A.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari, konfirmoi për KALLXO.com gjetjen e një trupi të pajetë të një personi në kërkimet e sotme të ekipeve të Policisë dhe FSK-së në lumin Lepenc.

“Mund t’ua konfirmoj se është gjetë trupi i një personi që 99 përqind është trupi i policit Armend Trena. Aktualisht nuk mund të konfirmoj më shumë”, tha Jashari.

Më herët, gjetja e trupit të policit të zhdukur që nga e shtuna e 28 prillit është konfirmuar nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Njësitë e kërkim shpëtimit të FSK-së, Policisë së Kosovës dhe AME-së (Agjencisë së Kosovës për Emergjenca) sot në orën 15 e 40,  në kilometrin e 6-të (në hyrje të Hanit të Elezit)  nga vend i aksidentit në lumin Lepenc, kanë gjetur  trupin e pa jetë  të policit Armend Trena”, thuhet në komunikatë.

Armend Trena është gjetur pesë ditë pasi ekipet e kërkimit gjetën në lumin e lepenc trupin e pajetë të policit Malësor Dashit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme