Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, në kuadër të konferencës për Bashkëpunim Ndërkufitar kundër Krimit e cila po mbahet në Mal të Zi, ka zhvilluar një takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi, Judy Rising Reinke. Kryeprokurori Lumezi e njoftoi ambasadoren Reinke me zhvillimet në sistemin prokurorial dhe gjyqësor të Kosovës, për rezultatet arritura në luftimin e terrorizmit, si dhe për nevojën e Kosovës që të anëtarësohet në organizatat ndërkombëtare si në Interpol dhe Europol. Po ashtu, Kryeprokurori i Shtetit e ka njoftuar ambasadoren Amerikane edhe për bashkëpunimin e Kosovës me shtetet e rajonit dhe vendet tjera në parandalimin e rasteve të terrorizmit, duke theksuar se rreziqet bashkëkohore të drejtësisë dhe sigurisë nuk mund të zgjidhën nga një shtet i vetëm, sepse krimet me të cilat po ballafaqohemi i tejkalojnë kufijtë kombëtar duke paraqitur rrezik serioz për shtetet tona. Ndërsa ambasadorja e ShBA-së në Mal të Zi, Judy Rising Reinke, theksoi se kjo është një sfidë dhe detyrim i të gjitha shteteve të Ballkanit perëndimor dhe se ky takim duhet të kontribuoj në rritjen e komunikimit ndër-shtetëror, i cili, është shumë i rëndësishëm për luftimin e krimeve transnacionale. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, së bashku me një delegacion të Prokurorisë së Shtetit po marrin pjesë në konferencën për Bashkëpunim Ndërkufitar kundër Krimit e cila është organizuar nga Prokuroria e Shtetit të Malit të Zi, dhe mbështetur nga ambasada e ShBA-së në Mal të Zi.
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...