Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli do të jetë sërish nikoqir i një takimi të liderëve institucional e politikë të Kosovës.
Nesër, krerët e institucioneve, presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Haradinaj, dhe anëtarët e Ekipit Negociator, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti do të jenë në zyrën e Kadri Veseli në Kuvendin e Kosovës.
Burime të lajmi.net brenda Kuvendit thonë se në këtë takim do të flitet për diskutimet e zhvilluara në Samitin e Berlinit rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
I njëjti burim ka treguar për lajmi.net se Kryeparlamentari Kadri Veseli po synon të koordinoj të gjithë akterët institucional për fazat e ardhshme të sjelljes së Kosovës në raport me dialogun si dhe për përfaqësimin në Samitin e Parisit që do të mbahet në korrik.
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban
Arsenal, Atalanta dhe Leverkuseni fitojnë me debakël ndeshje...