Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sot mbanë konferencë për media.
Tema e konferencës nuk është bërë e ditur, por ajo mbahet me fillim nga ora 12:00.
Ndryshe, një ditë më parë Osmani ka takuar ambasadorët e QUINT-it.
Në njoftimin për media është thënë se ajo i ka informuar ambasadorët për hapat që do t’i ndërmarrë si kryetare e Kuvendit për mbrojtjen e integritetit institucional të Kuvendit, mbrojtjen e stabilitetit dhe të demokracisë në vend, si dhe respektimin e Gjykatës Kushtetuese si e vetmja instancë e cila mund ta interpretojë kushtetueshmërinë e veprimeve të institucioneve.
Po një ditë më parë presidenti Hashim Thaçi i ka dhënë sot mandatin Avdullah Hotit nga LDK-ja që të formojë qeverinë e re, kurse Lëvizja Vetëvendosje ka dërguar dekretin e presidentit për mandatar në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar si të jashtëligjshëm dhe antikushtetues.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka votat për formimin e Qeverisë së re, ndërsa kanë deklaruar po ashtu se kanë dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme të cilën kanë kërkuar ta mbajnë të shtunën nga ora 13:00.
Alarmi i Austin: Ukraina është në fije të perit
Nëse Kvaratskhelia shitet, Napoli do ta synojë Zhegrovën
Dalja e dhëmbëve të parë të bebes
Presidenti i Libanit: Nuk mund ta çarmatosim Hezbollahun
Driloni hap zemrën për Sarën: Mosha e saj nuk është problem ...
Raportohen pesë raste të reja me variantin e ri të virusit M...