Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’addario, i cili sot pranoi detyrën nga paraardhësi i tij, General Salvatore Cuoci.
Duke falënderuar gjeneralin Cuoci për kontributin e tij në krye të forcave të NATO-s në vendin tonë, kryeparlamentari Veseli i ka uruar mirëseardhje komandantit të ri, D’addario, duke i ofruar njëkohësisht bashkëpunim të plotë.
“Uroj komandantin e ri të KFOR-it në Kosovë, Lorenzo D’addario, që sot pranoi detyrën nga paraardhësi i tij, General Salvatore Cuoci, të cilin e falënderoj për bashkëpunimin dhe punën gjatë shërbimit në vendin tonë. Kosova është vend i sigurt dhe faktor paqeje e stabiliteti në rajon. Sikurse deri më tani, KFOR-i do ta ketë bashkëpunimin e plotë të institucioneve të Kosovës, në funksion të përmbushjes së detyrave dhe misionit të tij, në shërbim të gjithë qytetarëve pa dallim”, ka theksuar kryeparlementari Veseli
Aksidenti i rëndë në rrugën Rashçe-Saraj, gjendet makina që ...
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...