Kryeparlamentari Kadri Veseli ka publikuar një video emocionale, në ditën e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, me të cilën sjell rrëfimin për të riun Arb Manaj nga Klina, babai i të cilit ishte vrarë në luftën e Kosovës më 1999.
Arbi, sot një futbollist 19 vjeç, ishte foshnje kur babai i tij ishte vrarë bashkë me dhjetëra të tjerë nga ky qytet. Veseli ka shkuar në shtëpinë e Arbit, për t’ia uruar personalisht këtë dekadë të pavarësisë, duke ia dhuruar atij Flamurin e Kosovës dhe Deklaratën e Pavarësisë.
Kështu, përmes birit të një martiri, Kryeparlamentari Veseli ka dashur t’u flasë të gjitha familjeve që Kosovës ua kanë dhënë më të dashurit, duke u thënë se emrat e tyre ndodhen në themelet e shtetit të Kosovës.
“Një rrëfim emocional për Arb Manajn nga Klina, i cili ishte foshnje kur babai i tij 25 vjeç, Bibi, u vra gjatë luftës më 1999. I rritur nga një nënë e fortë si fëmija i saj i vetëm, sot ai është një futbollist 19 vjeç, i cili ëndërron ta çojë sa më lart Flamurin e Kosovës. Arbit, shokëve të tij të gjeneratës së lirisë, familjeve që dhanë për shtetin tonë heronj, dëshmorë, martirë, si dhe të gjithë qytetarëve, gëzuar 10-vjetorin e pavarësisë”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook.
Më poshtë, video e postuar nga Kryeparlamentari Kadri Veseli.
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/videos/927701780738362/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare