Kryeparlamentari Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen Daci për vdekjen tragjike të familjarit të tyre, Arian Dacit, i cili humbi jetën nga rënia e ortekut të borës në Brezovicë.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se është lajm tejet pikëllues vdekja e Arian Dacit.
“Lajm tejet pikëllues vdekja e Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, në fatkeqësinë e ndodhur sot në Brezovicë. Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime Akademik Nexhat Dacit dhe familjes së tij për humbjen e birit të tyre”, ka shkruar Veseli.
Arian Daci humbi jetën sot nga rënia e një orteku të borës në Brezovicë. Bashkë me Dacin, orteku e ka zënë edhe Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?