Deri te ky veprim ai thotë se nuk erdhi vetëm për shkak të dështimit në Interpol, por pas një varg veprimesh të ngjashme nga ana e Beogradit zyrtar.
“Javët e fundit kryeministri i Republikës disa herë ka kërkuar këshillë nga unë për ngritjen e tarifës dhe unë e kam mbështetur atë sepse është e drejtë legjitime’, tha Veseli në Pressing.
“Nuk duam të shesim populizëm por për faktin se jemi shtet i pavarur dhe sovran dhe duam të respektohemi ashtu si i respektojmë të tjerët’, shtoi Veseli.
‘Haradinaj propozoi taksën prej 30 për qind, unë i thash ta bëjmë 100 për qind.
E mbështeta kryeministrin për taksën, sepse besoj që ka një plan”, shpjegoi Veseli.
Veseli tha se nuk e kupton as reagimin e BE’së që po kërkon heqjen e taksës.
“E zhgënjyer nuk e kuptova pse duhet të jetë BE. Ndoshta e dëshpëruar, pasi BE i di mirë veprimet e Serbisë”, tha kryetari i PDK’së.
Ai thotë se taksa nuk do të hiqet pasi sipas tij kjo ka të bëjë ‘me reputacionin e shtetit’.
Dumfires vazhdon me Interin edhe katër vite tjera
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën