Kryeparlamentari Konjufca ngushëllon homologun e tij turk, Mustafa Şentop

17:17 | 27 Janar 2020
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, nëpërmjet një telegrami, ka ngushëlluar kryetarin e Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Şentop, pas tërmetit shkatërrimtar në Turqi, i cili mori jetën e dhjetëra qytetarëve turq.​

“Shkëlqesia Juaj,

Ndihem thellë i pikëlluar nga lajmi i tërmetit që goditi Republikën e Turqisë.

Në këto momente të rënda për Ju dhe popullin Republikës së Turqisë, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe emrin tim, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Ne bashkëndjejmë me familjet e atyre që humbën më të dashurit e tyre,  familjet e të lënduarve dhe familjet atyre që janë ende të pagjetur.

Shpresoj se ekipet e shpëtimit do të kenë sukses në parandalimin e humbjeve të mëtejshme”, ka thënë Konjufca në telegramin e tij.​/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme