Google ADS

Kryeparlamentari Kadri Veseli uron Nexhat Dacin

14:26 | 22 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli i ka uruar suksese Nexhat Dacit me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Akademisë së Shkencave të Kosovës.

Veseli, përmes një statusi në Facebook ka thënë se beson që me udhëheqjen e Dacit, AShK do të luaj  rol tjetër, shkruan arbresh.info.

“I dëshiroj shumë sukses në detyrën e tij si Kryetar i Akademisë së Shkencave të Kosovës, Kryetarit të parë të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci. Besoj se me udhëheqjen e tij, Akademia e Shkencave të Kosovës do të luajë rol tejet të rëndësishëm në avancimin e arsimit, shkencës dhe jetës shoqërore në përgjithësi”, ka shkruar Veseli në Facebook./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme