Janë bërë pothuajse tri javë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat u shpallën pas rrëzimit të Qeverisë Mustafa me një mocion të iniciuar nga opozita.
Sipas rezultateve të publikuara në faqen zyrtare të KQZ-së, koalicioni PAN prin me 33,92%, e dyta është Vetëvendosje me 27,16% dhe i treti është koalicioni tjetër LAA 25,79%, shkruan Indeksonline.
Derisa po bëhet rinumërimi i disa kutive të votimit, votave nga diaspora dhe atyre me kusht, Nisma për Kosovën ka paralajmëruar se në legjislaturën e radhës do të veproj si grup i vetëm parlamentar.
Bazuar në Kushtetutën e Kosovës, neni 67 thotë se “Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar dhe zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit”.
Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përsëritur se pozita e kryeparlamentarit do t’i takoj prapë partisë nga ai vjen.
“Kryetari i Kuvendit do të jetë nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është e vetëkuptueshme kjo”, ka thënë Krasniqi për Indeksonline.
Edhe Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën, duke u bazuar në një aktgjykim të Kushtetueses ka thënë për Indeksonline se kryeparlamentari i takon PAN-it.
“Shihe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ku thotë se: ‘Kryetarin e Kuvendit e propozon grupi me i madh parlamentar i dalur nga zgjedhjet’. Ndërsa pika 117, nga aktgjykimi i rastit ‘Grupi me i Madh Parlamentar’ i datës 26 gusht 2014 specifikon qartë se grupet tjera parlamentare mund te krijohen pas konstituimit te Kuvendit”, ka thënë Sherifi./arbresh.info/
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
Kosova dhe Serbia do të ulen sërish për dialog më 17 dhjetor...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?