Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Digitalks”, që po mbahet në Prishtinë, ku i ka dhënë mbështetje të plotë sektorit të inovacionit dhe ndërmarrësisë, që, sipas Veselit po e zhvillon dhe do të krijojë shumë mundësi të reja për rininë inovatore të Kosovës.
“Teknologjia informative sot është parametri themelor që përcakton nivelin e zhvillimit ekonomik të një vendi dhe ne duhet të jemi të përgatitur që të kapim ritmet e zhvillimeve që po ndodhin në këtë sektor. Ne kemi popullatën më të re në Evropë, por ky fakt vetvetiu nuk nënkupton zhvillim. Duhet ta aftësojmë, ta përgatisim këtë popullatë të re, për të qenë pjesë aktive e trendeve bashkëkohore të zhvillimit ekonomik”.
“Ky ka qenë qëllimi pse kemi vendosur të krijojmë Ministrinë e Inovacionit, në mënyrë që të gjitha idetë dhe projektet inovative të të rinjve të Kosovës, të mbështeten praktikisht. Rëndësia e kësaj mbështetjeje është e shumëfishtë: krijohet besimi se idetë e tyre të rinjtë e Kosovës mund t’i realizojnë në vendin e tyre. Kjo sjell natyrshëm vende të reja të punës dhe bashkë me vendet e punës edhe mentalitetin se të rinjtë tanë nuk duhet të jenë vetëm punëkërkues, por edhe punëkrijues”, tha Veseli, transmeton Klan Kosova.
Kreu i Kuvendit, i cili ishte edhe iniciator i themelimit të Ministrisë Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, tha se do të vazhdojë ta mbështesë çdo iniciativë për mbështetjen e të rinjve inovatorë që ka Kosova, sepse, siç tha ai, këta të rinj do të jenë e ardhshmja që garanton forcim të shtetit dhe zhvillim ekonomik.
“Sot jam këtu për t’u dhënë gjithë përkrahjen time. Do të rriten edhe më shumë fondet e Ministrisë që shkojnë në përkrahje të ideve dhe projekteve inovative. Sot vendi ynë ka nevojë që jo vetëm njerëzit, por edhe idetë e tyre ekonomike të qëndrojnë këtu dhe të bëhen faktorë në zhvillimin ekonomik”.
“Tani që kemi përfunduar autostradat infrastrukturore, është koha që të lëvizim në drejtim të krijimit të autostradës digjitale të Kosovës. Si në rastin e parë, edhe në të dytin, ne kemi gjithë potencialin të jemi më të mirët në rajon”.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?