Qeveria e Kosovës është treguar e ashpër me zyrtarët europianë sa i përket dialogut teknik mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një përgjigje që kryenegociatori i Kosovës në dialogun teknik me Serbinë Avni Arifi ia ktheu zyrtarit europian Thomas Busch më 25 maj.
Kjo pasi ky i dyti e ftoi të parin më herët për një rreth të ri bisedimesh javën tjetër ë kryeqytetin e unionit.
Ajo që Busch shkroi e ka bërë nervoz kosovarin.
Arifi e refuzoi ftesën nuk është përmbajtur në përgjigjën e tij që e publikoi Klan Kosova
‘Duhet të theksoj se jam plotësisht i zhgënjyer dhe i ofenduar nga ftesa juaj. Kjo ftesë dëshmon se roli juaj si ekip i Bashkimit Europian për lehtësimin e dialogut teknik midis Kosovës dhe Serbisë është transformuar në dorën e djathtë të delegacionit serb, kjo duke i shërbyer interesave serbe në krijimin e agjendës së tyre”, shkruan Arifi.
Sipas Arifit europianët po heshtin karshi dallavereve që po i bën Serbia. Në këtë rast ai përmend ujdinë për energjinë.
“Sidoqoftë, ju i keni injoruar krejtësisht kërkesat tona të vazhdueshme dhe të njëpasnjëshme për t’u përqendruar në çështjen e energjisë, për të cilën e gjithë tregu kontinental është ndërprerë dhe që fjalë për fjalë ka nevojë vetëm për dy orë për tu zgjidhur”, shtoi ai.
Zëdhënësja e qeverisë Donjeta Gashi tha se ekzekutivi është për vazhdim të dialogut ku temat nuk do të diskutohen në mënyrë selektive.
E është pikërisht kjo pikë që e ka bërë Arifin të thotë në mes përgjigjesh të tij se në Bruksel janë të interesuar kryesisht për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që sipas tij është tema e vetme për të cilën serbët insistojnë të flasin.
30 ditë paraburgim për Marko Daniqin, i akuzuar për sulmet n...
Haradinaj premton lehtësira tatimore për prodhuesit vendorë ...
Policia e Kosovës pajiset me automjete të reja për nevoja op...
G7 konfirmon zotimin për të vendosur masa të ashpra ndaj Rus...
“24 orë i ki me Xheneten, se tani dal une!”, Driloni ngacmon...
Spiropali në Azerbajxhan: Jo më qëndrime asimetrike në përba...