Google ADS

Kryenegociatorët takohen të martën, Escobar shpreson se ata do të merren vesh që serbëve t’u transferohen pagesat në euro

13:30 | 15 Mars 2024
A Z

Zëvendësi i ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar, ka konfirmuar se takimi i së martës në Bruksel ku do të diskutohet për çështjen e dinarit, do të jetë në nivel kryenegociatorësh, raporton Express.

Esocbar ka thënë se shpreson që kryenegociatorët do ta gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për t’i lejuar transferet e parave të gatshme në euro për serbët.

“Unë ende jam duke shpresuar që, derisa kryenegociatorët do të takohen në Bruksel të martën, ata do ta gjejnë një zgjidhje të menjëhershme për t’i lejuar transferet e parave të gatshme në euro për këta njerëz”, ka deklaruar Escobar për Radio Evropa e Lirë.

Ai ka thënë sot se nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për adresimin e shqetësimeve të Perëndimit që kanë të bëjnë me ndalimin e përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

“Unë i kërkova kryeministrit ta suspendojë vendimin përderisa ne, bashkë me Bashkimin Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe Qeverinë e Kosovës, punojmë për një zgjidhje më afatgjate që u përshtatet nevojave tuaja, pra transfereve elektronike në euro përmes sistemit të Kosovës. Por, tani, ne duhet të bëjmë diçka urgjente. Fatkeqësisht, nuk pata sukses për ta bindur atë për këtë”, ka deklaruar Escobar.

Escobar për takimin me Kurtin: I kërkova ta suspendojë vendimin për dinarin, nuk arrita ta bind

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme