Google ADS

Kryenegociatorët i rikthehen sot dialogut, diskutojnë për të pagjeturit dhe marrëveshjen e targave

07:29 | 22 Shkurt 2022
V. S.

Pas tre muajsh ngërç, sot në Bruksel do të mbahet takimi i radhës ndërmjet kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe homologut të tij serb, Petar Petkoviq.

Në takimin e sotëm në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, i pari për këtë vit, pritet të diskutohet për të pagjeturit dhe për arritjen e marrëveshjes së përhershme për targat.

Zyrtarët serbë kanë paralajmëruar se përveç këtyre dy temave do të diskutojnë edhe për organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha për transmetuesin publik serb, RTS, se në Bruksel do të bisedohet “për të pagjeturit, gjyqësorin, por edhe për zgjedhjet e 3 prillit, sepse ato duhet të mbahen në Kosovë”./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme