Ështa mbajtur akademi dedikuar 575-vjetorit të Lidhjes së Lezhës .
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se taksa është vendosur kundër Rusisë duke u rreshtuar në krahun e Amerikës.
Haradinaj ka theksuar se nuk është të lehtë të blej mall nga ata që i kanë vrarë pjesëtarë të familjes.
“Taksa nuk hiqet deri në njohje mbajeni mend këtë. Pse duhet të ekzistoj taksa deri në njohje. Nuk është lehtë për mua ta ha mallin e dikujt që mi ka vra anëtarët e familjes, e as për juve që keni të vrarë apo të zhdukur anëtarë. Në dialog kërkohej që të ipej tokë, si Republikën e Dodikut në Bosnjë, ajo është Rusi brenda nesh. Atëherë jo, ne kemi çka i japim. E kthejmë tregun që është treg potencial mbi 1 milion, ndërsa buxheti ynë është vetëm 2 milion. Këtë tokë Serbia është munduar ta zhbëj, e ka djegur, e ka shkatërruar. Sot asnjë cent se jep Serbia për këtë tokë. Për tregun e saj po ndërton autostrada, rrugë, ndërsa neve mundohet të na shkatërroj. Ajo fjala e popullit ‘me të rreh e mos me të lënë me kajt’. Pse ta pranojmë një sjellje të tillë.”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/290373538325051/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...