Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka bërë të ditur se tërheqja e vendimit për vendosjen e reciprocitetit të targave serbe, mund të bëhet vetëm nëse një gjë të tillë do ta bëjë edhe pala serbe.
Kryeministri tha se këtë qëndrim të tij ia ka paraqitur edhe përfaqësuesit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton arbresh.info
Tutje Kurti ripërsëriti se ai është i gatshëm që të ulet dhe të bisedojë për këtë temë me palën serbe.
“Jam zotuar edhe para përfaqësuesve të Bashkimit Europian për heqjen e masës së vënë para dy ditëve në veri të Mitrovicës. Por, për ta marrë këtë vendim, duhet të ketë zotim se të njëjtën gjë do ta bëjë edhe Serbia. Ky vendim nuk është për inat e as kundër askujt. Mirëpo, është një e drejtë edhe ligjore edhe morale. Ne jemi të gatshëm që të takohemi me palën serbe kurdo e kudo, për të biseduar për këtë çështje”, deklaroi Kurti. / arbresh.info/
Liverpool në kërkim të shkëputjes në tabelë përballet me Lei...
Cunha i shënon gol direkt nga korneri Man Unitedit
Akanji flet për çështjen e titullit kampion: Tani nuk është ...
Vullneti: Gjesti po luan me Drilonin që të e fitojë vendin n...
Gjysmë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë, kj...
Aksidentohet autobusi me 58 persona në Norvegji, raportohet ...