Masakra e Srebrenicës në 1995 ishte “një krim i shëmtuar, ishte një krim lufte”, tha Kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq në edicionin e kësaj jave të Zonës së Konfliktit të shfaqjeve politike në Deutsche Welle.
Brnabiq përsëriti “ishte një krim i tmerrshëm”, por ajo kundërshtoi se termi gjenocid duhet t’i referohet Srebrenicës: “Gjenocidi është kur ju jeni … duke vrarë gjithë popullsinë, gratë, fëmijët dhe kjo nuk ka ndodhur”.
Ajo shtoi se “nuk është bërë në emër të popullit serb dhe serbët nuk mund të fajësohen kolektivisht për atë që ndodhi. Nuk mendoj se ishte gjenocid”.
“Serbia deri tani është shembulli më i mirë në rajon se si të merren me krimet e luftës”, tha kryeministrja serbe, kur u pyet përse disa zyrtarë të lartë ishin ndjekur penalisht.
“Ndoshta mund të bëjmë më shumë, dhe ne do të bëjmë, për të siguruar sundimin e ligjit në Serbi … dhe për t’u marrë me të kaluarën dhe të kthehemi drejt së ardhmes, Serbia do të bëjë pjesën e saj”, theksoi ajo.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...