Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë sot se “angazhimi i Serbisë për një zgjidhje kompromisi lidhur me Kosovën nuk duhet të interpretohet si një dobësi, por është një tregues i seriozitetit dhe fuqisë së shtetit”.
“Më duket se në këtë moment i vetëm Beogradi është i gatshëm për diskutim të hapur dhe kompromis, dhe nuk do të doja që fakti se ne jemi të hapur për kompromis të konsiderohet si dobësi e jona”, tha sot kryeministrja serbe Ana Brnabiq, raporton “Beta”.
Ajo potencoi se sot në mëngjes shkurtimisht ka biseduar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur në dialogun e djeshëm në Bruksel dhe kanë vlerësuar se bisedimet fundit kanë qenë shumë të vështira, përcjell Telegrafi.
“Qeveria serbe do të qëndrojë pranë presidentit dhe do t’i japë atij mbështetje të plotë në dialogun e mëtejmë”, ka thënë ajo.
Vuçiç tha të dielën në mbrëmje në Bruksel, se janë dakorduar që të gjitha problemet duhet të zgjidhen në paqe, me respekt të ndërsjellë dhe me garanci për stabilitetin dhe sigurinë e qytetarëve.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, janë takuar të dielën në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, presidenti Thaçi ka thënë se ka qenë një takim jo i lehtë, ka qenë një takim i vështirë por me tone pozitive për të shikuar nga e ardhmja për interesin e dy vendeve.
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç