Kryeministrja Serbe, Arna Brnabiq, në një intervistë për “The economist” ka thënë që gjatë vitit 2018 pritet të gjindet një zgjidhje afatgjatë për Kosovën.
“Ajo cfarë po tentojmë të bëjmë për momentin është që të gjejmë një zgjidhje më afatgjatë, nuk duhet ta lëmë këtë si një konflikt të ngrirë” tha Brnabiq për këtë medium britanik, transmeton lajmi.net.
Duke u pyetur për lirinë e mediave në Serbi, Brnabiq shtoi se nuk është në dijeni që mediat Serbe janë nën presion dhe kjo nuk ka qenë asnjëhere çështje diskutimi.
Kryeministrja Serbe, Brnabiç foli edhe për Tribunalin për Krime në ish-Jugosllavi , ku u ndal te fakti se ky Tribunal nuk burgosi kryerësit e krimeve ndaj serbëve në Kroaci dhe në Kosovë.
“Nuk mund të thoni se nuk janë kryer krime ndaj Serbëve dhe Jo-Shqiptarëve, mirëpo kryerësit e këtyre krimeve, janë të gjithë të lirë” shtoi Brnabiq.
Duke u pyetur për dëshirën e saj për ri-formimin e mundshëm të Jugosllavisë , Brnabiq tha: Mendoj që ishte një shtet i mirë, një shtet me potencial të madh për të ndikuar pozitivisht në Evropë dhe në botë,po që kur përfundoi, e gjitha mori fund”.
Kryeministra serbe foli edhe për Masakrën e Srebrenicës duke thënë që kjo ngjarje monstruoze i dha një dukje të tmerrshme shtetit serb në syrin e ndërkombëtarëve.
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...