Kryeministrja serbe ka thënë se Serbia do të bëjë ankesë zyrtare kundër Prishtinës

07:02 | 24 Nëntor 2018
A. B.

Pas takimit me Presidentin serb dhe ministrat e tjerë, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka folur për mediat duke bërë të ditur se Serbia do të bëjë ankesë zyrtare kundër Prishtinës.

Ajo tha se Serbia do të paraqesë një kërkesë zyrtare kundër Prishtinës të hënën për mospërputhje me CEFTA-n.

Bërnabiq gjithashtu theksoi se Serbia do të kërkojë hapjen e konsultimeve formale që i nënshtrohen procedures paraprake përpara arbitrazhit.

“Ne do të paraqesim një kërkesë për mospërfillje të CEFTA-s gjatë fundjavës dhe të hënën. Ne do të krëkojmë gjithashtu hapjen e konsultimeve formale që i nënshtrohen procedures paraprake përpara arbitrazhit”, u shpreh ajo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme