Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka njoftuar se e ka shtyrë martesën pasi që vendi i saj vazhdon të goditet nga vala e re e coronavirusit ‘Omicron’.
Ardern në një konferencë për media tha se autoritetet shëndetësore kanë raportuar nëntë raste të Omicronit në një shtëpi private në Motuuek, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Kjo familje gjatë vikendit të kaluar kishte udhëtuar në Auckland për të marrë pjesë në ceremoninë martesore, varrim dhe në një park lodrash në një atraksion turistik.
Ardern i tha gazetarëve: “Martesa ime nuk do të ndodhë, por po i bashkohem shumë qytetarëve tjerë të vendit tim, që kanë përjetuar një përvojë të njëjtë si rezultat i pandemisë”.
E pyetur sesi po ndihet për vendimin e marrë për shtyrje të martesës që është dashur të mbahet këtë verë, Ardern tha: “E tillë është jeta”.
Kujtojmë se, muajin e kaluar, Zelanda e Re ka shtyrë sërish hapjen e kufijve. / arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...