Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka mbajtur një fjalim në Regional Youth Forum në Novi Sad.
Ajo ka folur edhe për zgjidhjen e çështjes me Kosovën, duke e thënë hapur se për të nuk është aspak e lehtë të takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, por që sipas saj po e bënë këtë gjë të të ardhmen e serbëve, raporton Insajderi.
Madje, ajo ka thënë se takimi i saj me kryeministrin Haradinaj, është obligim i saj.
“Të bisedoj me zotërin Haradinaj është obligim i yni, Unë duhet ta bëjë atë punë, dhe është detyrim i yni për shkak të gjithë neve këtu dhe unë pikërisht për këtë po e bëjë. Sado e vështirë që është ne duhet të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje për të ardhmen e të gjithëve”, ka thënë kryeministrja e Serbisë, Brnabiq.
Tashmë dialogu Kosovë-Serbi është bartur në nivel presidentësh, ku para disa ditësh janë takuar ai i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Takimi është mbajtur në Bruksel, me me ftesë të Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe për Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Presidenti Hashim Thaçi ka raportuar sot para qeverisë së Kosovës, për mbarëvajtjen e procesit të dialogut.
Ai i ka bërë ftesë publike akterëve të opozitës që të bëhen pjesë e këtij dialogu, duke thënë që patriotizëm për ta është nëse vendosin që edhe ata vetë të bëhen pjesë e bisedimeve Kosovë-Serbi.
Por, ajo që ka ngjallur reagime të shumta, ishte pikërisht një deklaratë e vetë presidentit, i cili kishte thënë se nuk ka vija të kuqe ndaj Serbisë, në dialog.
Në një konferencë shtypi të organizuar në rezidencën e tij, presidenti Thaçi ka folur për parimet udhëheqëse të procesit final të dialogut me Serbinë, në të cilin synohet të mbërrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese për të dyja vendet.
“Nuk do të ketë vija të kuqe, sikurse ka pasur Grupi i Kontaktit në rastin e bisedimeve të Vjenës. Do të elaborohen vetëm temat për të cilat pajtohen dy palët, si mundësi që dërgon deri te arritja e marrëveshjes përfundimtare. Nuk do të ketë marrëveshje tjetër të përkohshme. Palët nuk do të lejohet të kushtëzojnë negociatat me këtë apo atë çështje”, ka thënë presidenti Thaçi.
“Kjo është një mundësi që ne nuk guxojmë dhe nuk mund ta humbim. Përndryshe, do të mundë të mbetemi në pozicionet e Palestinës apo të Qipros Veriore”, ka shtuar ai, kur ka folur për nevojën për dialog, ka thënë presidenti i Kosovës.
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...