Kryeministrja britanike, Theresa May nuk do të ftohet në darkën e fundvitit të Këshillit Evropian.
Sipas agjendës së samitit të 15 dhjetorit, të 28 krerët e shteteve dhe qeverive do të takohen nga ora 11:30 paradite deri në 18:30 të darkës, transmeton arbresh.info.
Një orë më vonë liderët e BE-së kanë planifikuar ‘një darkë joformale pune’.
“Nuk është ftuar një anëtare e bllokut sepse kjo është ‘thjeshtë parim’,” ka thënë një diplomat i lartë në BE. “Por, është e ndërlikuar nëse kjo do të zbatohet.”
Diplomati shtoi se nuk ka të ngjarë të jetë një “strukturë paralele” me qëllim që mos t’i japin Mbretërisë së Bashkuar rol në politikat që nuk do të ndikojnë në Britani pas Brexit.
Në takimin e liderëve të fundit të BE-së në tetor May është ankuar se është menjanuar nga disa seanca.
Këshilli Evropian i këtij muaji pritet të zgjasë vetëm një ditë, ndryshe nga format tradicionale të një samiti dy-ditor./Arbresh.info
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...