Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka deklaruar se kryetari i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, ka thënë se Serbia nuk do të ketë nevojë që të pranojë pavarësinë e Kosovës që të hyjë në BE.
“Kjo që kemi dëgjuar në kuptimin e një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme nuk është asgjë e re. Rreth kësaj ka folur edhe presidenti Vuçiq…”, ka thënë Brnabiq duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, gjatë një konference të përbashkët për media me kryeministrin e Sllovenisë, Miro Cerar.
“Mendoj se është e thënë në mënyrë të qartë nga presidenti Tajani, dhe kjo është se Serbia nuk do të duhet ta njohë Kosovën për t’u bashkuar me BE-në. Mua më duket se ky është një mesazh i qartë”, ka thënë Brnabiq.
Ndër tjerash, sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, Brnabiq ka folur edhe rreth dialogut, duke shtuar se Beogradi është i gatshëm për dialog.
Siç ka thënë ajo, Beogradi ka treguar se ai është i gatshëm për dialog, që Presidenti i Serbisë ka treguar se është gjithmonë i hapur për dialog dhe se ajo është e kënaqur që dialogu është ngritur në nivel presidencial.
Brnabiq ka shtuar se në këtë drejtim “një komplikim ka ardhur pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit” dhe mendon se është një vendim i keq që Serbia nuk merr pjesë në hetimin e kësaj vrasjeje.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...