Google ADS

Kryeministrit Haradinaj priti në takim ambasadorët e Quintit

13:15 | 23 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, me të cilët bisedoi për çështjen e nismës së 43 deputetëve të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Kryeministri Haradinaj i falënderoi ambasadorët e Quintit për përkrahjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme për Kosovën në të gjitha proceset.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet në fuqi i respekton vendimet e të zgjedhurve të popullit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme