Google ADS

Kryeministrit Albin Kurti, do t’i verifikohet pasuria

09:54 | 15 Qershor 2022
Xhejlane Haliti

Agjencia Kundër Korrupsion ka bërë hedhjen e shortit për përzgjedhjen e 20 për qind të zyrtarëve që janë subjekt i deklarimit vjetor të pasurisë.

Në këtë short, ka dalë të jetë kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, shkruan arbresh.info.

Sipas Ligjit për Deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave, Agjencia kundër Korrupsionit ka publikuar dje regjistrat e deklarimit të pasurisë për zyrtarët e lartë publik për vitin 2021.

Për vitin 2021, Albin Kurti ka deklaruar se në xhirollogarinë e tij bankare ka vetëm 401 euro e 65 centë./arbresh.info/

LEXO EDHE:

Kryeministri Kurti vetëm 401 euro e 65 centë në bankë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme