Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë urim nga kryeministri i Lituanisë, Saulius Skvernelis.
Në urimin e kryeministrit Skvernelis thuhet:
Shkëlqesia Juaj,
Ju lutem pranoni urimet e mia të përzemërta për formimin e qeverisë së re dhe emërimin tuaj si Kryeministër i Republikës së Kosovës.
Ju siguroj se Qeveria e Lituanisë është e gatshme të vazhdojë të punojë me ju dhe me qeverinë e sapozgjedhur në baza dypalëshe, si një partner i ngushtë dhe besnik. Besoj fuqishëm se në vitet e ardhshme marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve tona do të forcohen me lidhje të reja bashkëpunimi reciprokisht të dobishëm.
Dëshiroj të përfitoj nga kjo mundësi që t’ju uroj shumë sukses juve personalisht dhe qeverisë suaj në arritjen e qëllimeve tuaja, si dhe në rritjen e sigurisë,
prosperitetit dhe mirëqenies së popullit të Kosovës.
Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
I juaji sinqerisht,
Saulius Skvernelis
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...