Google ADS

Kryeministri viziton bizneset në Vushtrri

12:40 | 3 Prill 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa vizitoi sot kompaninë ‘Pestova’ në fshatin Pestovë të Vushtrrisë.

Me këtë rast kryeministri Mustafa tha se sot jo për herë të parë po vizitojnë një firmë e cila është kulminante jo vetëm për rrethanat e Kosovës, por edhe për produktet e tilla në tregun e Bashkimit Evropian.

“ Është një firmë e cila po luan një rol të rëndësishëm në bashkëpunim me prodhuesit privat, sepse llogaritet që janë rreth 2 mijë punëtorë që janë të lidhur me këtë veprimtari dhe përmes ‘Pestovës’ organizojnë veprimtarinë e tyre”, tha Mustafa.

Po ashtu kryeministri tha se ‘Pestova’ është një kompani e cila ka arritur ta kapërcej 50 përqindëshin të eksportit të produkteve të veta në tregje shumë të rëndësishme regjionale, evropiane dhe jashtë tregut evropian.

Sipas kryeminstrit, kjo kompani është tatimpaguese e rregullt e Kosovës dhe kontribuuese shumë e rëndësishme e buxhetit të Kosovës.

Pronari i Kompanisë Pestova, Bedri Kosumi, tha se pakoja 1 fiskale 1 ka qenë ajo që e kanë kërkuar por nuk është arritur krejt.

Kosumi tha se po presin që me pakon fiskale 2 disa lëndë të para që nuk mund të prodhohen në Kosovë të hiqen nga taksat.

“ Ne nuk po kërkojmë asgjë tjetër vetëm të jemi të barabartë me prodhuesit në rajon dhe më gjerë. Duke iu falënderuar pakos 1 fiskale kompania ‘Pestova’ ka 2 tregje të reja në BE sepse janë dy faktorë, njëri është faktori kualitet dhe çmim dhe në lehtësirat që i kemi marrë nga Qeveria me pakon 1 kemi pasur mundësi ta ulim çmimin, pra aq sa është konkurrues dhe tash jemi prezent në tregun e BE-së, në rajon dhe në tregun e tretë në Irak”, tha Kosumi.

Ministri i Financave Avdullah Hoti që e shoqëronte kryeministrin Mustafa në vizitën që i bëri kompanisë “Pestova” tha se janë në fazën finale të diskutimit në lidhje me pakon fiskale 2.

Përveç Hotit, Mustafën e shoqëroi edhe zëvendësi i tij Ramiz Kelmendi dhe kryetari i komunës së Vushtrrisë Bajram Mulaku.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme