Google ADS

Kryeministri ua ‘shtrëngon’ ministrave, kërkon raportim për çdo udhëtim jashtë vendit

14:20 | 29 Maj 2018
Arbresh.info

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, kryeministri I vendit Ramush Haradinaj ka kërkuar nga të gjithë ministrat që të raportojnë për çdo udhëtim që bëjnë jashtë vendit, shkruan arbresh.info.

Ministrat që bëjnë udhëtime zyrtare duhet të bëjnë kërkesën një ditë më herët për udhëtim dhe të tregojnë se ku po shkojnë, cili është qëllimi I udhëtimit dhe kë do të marrin me vete.

“Njoftimi duhet me përmbajt qëllimin destinacionin dhe numrin e stafit. Brenda pesë ditëve duhet të raportojnë në mbledhje në qeveri për rezultatet nga ky udhëtim. Për ata që bien ndesh këtij vendimi” tha kryeministri Haradinaj.

“Nëse nuk e bëni ne do të bëjmë hetim për të shikuar se çfarë ka ndodhur.”, tha me tej kryeministri duke shtuar se çdo vizitë që bëhet me para të popullit duhet të raportohet.

Kërkesa e Kryeministrit Haradinaj u mbështet nga të gjithë ministrat që ishin të pranishëm.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme