Kryeministri u ofron ndihmë komunave për qentë endacakë

13:15 | 3 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka propozuar sot në mbledhjen e Qeverisë që ekzekutivi tu dal në ndihmë komunave për çështjen e qenve endacak.

Ai ka thënë se kjo dukuri është bërë shumë e rrezikshme në vend.

“Është bërë një dukuri vërtetë e rrezikshme në vend. Me ligj Ministria e Bujqësisë e kishte lëshu kohë më herët se këtë çështje e kishin komunat. Ne si qeveri me u dakordu ne një mënyrë të kyçjes në këtë temë që më gjetur një partneritet me komunat.” Tha Haradinaj, shkruan arbresh.info.

Ai ka kërkuar nga ministri i bujqësisë Nenad Rikalo që të merret me këtë çështje.

“Ftoj ministrin Rikalo që të shqyrtoj këtë çështje dhe të na tregon se si mund të kontribuojmë, tha Haradinaj.

Ndërsa për këtë çështje ka ofruar mbështetje edhe ministri i financave Bedri Hamza duke ju siguruar ndarjen e një buxheti për komunat./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme