Kryeministri i Kosovës dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se me vendosjen e taksës, kanë krijuar ambient shumë më të sigurt për prodhimet vendore.
Në një takim me qytetarët dhe strukturat e partisë në Rahovec, Haradinaj foli edhe për dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se Evropa duhet të jap diçka, që t’i ndreq të dy palët. Haradinaj përmendi edhe kufirin me Malin e Zi, ku tha se do ta nxjerr Qakorrin dhe Kullën.
Kryeministri i Kosovës tha se punojnë në të gjitha drejtimet me Amerikën.
Haradinaj tha kur ka kërkuar që Amerika të futet në dialog, shefja e politikës së jashtme, Federica Mogherini nuk ka dalur në konferencë për shtyp më të.
“Amerika është vend i madh, vend i fortë, është vend që kryen punë të madhe nuk mundet me ardh me i kry këto të voglat, e me ja nis prej fundit. Ne e kemi lypur ndihmën e Amerikës. Unë kur kam shkuar në Bruksel Mogherini gati sa nuk më ka qit prej zyrës kur i kam thënë po du me hy Amerika në dialog, nuk ka dalur me mua në konferencë për shtyp, i kam thënë në rregull herën tjetër dalim bashkë. Por e dini si ka hyrë Amerika në dialog, se kanë shkuar njerëz prej Kosovës dhe Serbisë, dhe i kanë thënë hajde se e kemi marrëveshjen, e ata duke kujtuar që përnime ka marrëveshje kanë ardh, kur kanë ardh ka dalë që nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi, sepse nuk jemi marrë vesh as me nda Kosovën, as në situata të tjera, dhe jo vetëm që e kanë marrë vesh që nuk kanë marrëveshje me Serbinë, por as mes veti nuk qenkan marrë vesh”, tha ai.
Haradinaj tha se tre komponentë e bëjnë marrëveshjen Kosovë-Serbi, e që sipas tij nuk është territori, Trepça apo Ujmani.
“Një është, çka shtin Evropa në këtë marrëveshje, Evropa duhet me dhënë diçka, që me i ndreq të dy palët, Evropa po na thotë ne çka jepni ju për marrëveshje, por hala nuk ka dhënë asgjë Evropa vet për marrëveshje, as Berlini, as Parisi, as këta që po na bëjnë presion hiqeni taksën nuk kanë shti diçka në lojë, çka munden me shti ata, afatin kohor, me caktu vitin, datën, me thënë nëse mirreni vesh këtë vit hyni në BE të dytë, për shembull vitin 2022. Me thënë këtë Evropa është ndryshe për Serbinë, por edhe për ne është interesant kjo”, tha ai.
Ai tha se elementi i dytë janë të drejtat e pakicave që jetojnë në të dy anët, ndërsa elementi i tretë janë marrëdhëniet ekonomike. Para qytetarëve të Rahovecit, Haradinaj foli edhe për kufirin me Malin e Zi.
“Ne i kemi dy vjet, me kriju një komision të përbashkët Kosova dhe Mali i Zi, ai komision ka me shku me i qit gurët, pa i qit ai komision gurët asgjë nuk ka ndodh, as nuk i kam dhënë tokë Malit të Zi, as nuk po i japim tokë Malit të Zi. Jemi të këtij vendi, të kësaj toke, Zoti na nin dhe ne jemi këtu, asgjë tjetër nuk ka bërë vaki, e kemi votuar në Parlament raportin e komisionit shtetëror që e ka gjetur gabim atë marrëveshje, është votuar me dy të tretat, është votuar deklarata e presidentëve, kur vjen komisioni Kosovë-Mali i Zi kur shkon me i qit gurët. Nuk ka komision që guxon me i qit gurët gabim, se e ka obligimin me dy të tretat e Parlamentit me i respektua të gjeturat e raportit të Kosovës. U them këtyre që po kanë qejf me qitë shibla, mos u ngutni sepse edhe për fëmijët e juaj kam me e nxjerr Qakorrin edhe Kullën”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës tha se me vënien e taksës është krijuar një ambient shumë më i sigurt për të gjitha prodhimet vendore, e që u kishte zënë tregun një prodhim tjetër.
Gjithashtu, Haradinaj tha se kanë ecur përpara në konsolidimin e mekanizmave të rendit dhe ligjit e sigurisë në vend.
Ai foli edhe për Ligjin për paga dhe pensionet. Tha se pensionet e kategorive të lirisë janë në pritje, për shkak se do të ndodh së shpejti edhe rritja e pagës minimale.
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...
Kuvendi vlerësohet si institucioni më transparent dhe llogar...
Pas tronditjes zgjedhore – çfarë po ndodh në Rumani?
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...