Google ADS

Kryeministri thotë se janë të vetëdijshëm që janë qeveri e sfiduar me tema të mëdha

12:13 | 7 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj para deputetëve të Kuvendit ka thënë se janë të vetëdijshëm që si qeveri janë të sfiduar me tema të mëdha, shkruan arbresh.info.

Ai ka kërkuar nga deputetët që t’i ballafaqojnë  në vazhdimësi me punën e tyre  që janë duke e bërë.

“Ne presim që të na ballafaqoni në vazhdimësi me punën  që e bëjmë. Kritikat tuaja, mendimet e juaja i marrim si ndihmë. Nuk pretojmë edhe ashtu na ndihmoni, jemi të vetëdijshëm që jemi një qeveri e sfiduar me tema të mëdha”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme