Kryeministri takohet me ambasadorin Kosnett, flasin për bashkëpunimin në të ardhmen

16:59 | 3 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Kryeministri Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e ri të ShBA-së, Philip Kosnett.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se ka nderin të punoj bashk me ambasadorin Kosnett.

“E urova ambasadorin për besimin që ka marr dhe për nderin që do ta kemi që të punojmë bashkë për të mirën e popullit të Kosovës, popullit të Amerikës dhe për marrëdhëniet bilaterale. I premtova abshkëpunim të sinqert dhe punë të përbashkët për të mirën e Kosovës, të rajonit”, ka thënë ai.

Ambasadori Kosnet ka thënë se është nder i tij që të kthehet në Kosovë pas disa vitesh.

“Parteriteti mes Kosovës dhe SHBA-së është i fort. Nuk njoh vende tjera në botë që ndajnë këtë miqësi sikurse Kosova dhe SHBA. Do të punoj, ekonomi, sundimi i ligjit , sigurinë, fqinjësinë e Kosoëvs . Do të bëjmë histori që njerëzit të marrin vendime për të ardhmen. Faleminderit kryeministër , do të punojmë së bashku”, ka thënë ai./arbresh.info

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/650217242047292/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme