Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez ndodhet sot në Tiranë në kuadër të turit të tij në Ballkanin Perëndimor.
Kryeministri spanjoll në konferencë pë media ka folur nga Tirana për mosnjohjen e Kosovës nga ana e Spanjës, shkruan arbresh.info
Ai u shpreh se edhe miqtë e mirë kanë kontradiktat e tyre, duke deklaruar se ëshë shkelur e drejta ndërkombëtare në rastin e Kosovës.
“Unë mendoj që miqtë e mire siç është Shqipëria dhe Spanja mund të kenë mospajtimet e veta për çështje të caktuara. Me gjithë respektin qe kemi për popullin shqiptar, ne mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare , prandaj nuk mund ta pranojmë Pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Kryeministri spanjoll.
Tutje kryeministri Sanchez tha se kjo është diçka që ne nuk e ndajmë me qeverinë shqiptare.
“Por kjo nuk do te thotë se ne nuk do ta nxisim dialogun me Prishtinën për t’u afruar në Bashkimin Evropian. E përsëris edhe një herë se edhe miqtë e mirë mund te kenë diferencat apo kontradiktat e tyre”, tha ai. /arbresh.info/
Aliu: Trafiku ajror tanimë vazhdojnë pa ndërprerje, s’ka më ...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...
Xheneta kritikon ashpër Gjestin, ky i fundit fillon të qajë