Google ADS

Kryeministri spanjoll: Ditë e trishtuar për vendin!

20:35 | 27 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Kryeministri i Spanjës, Mariano Rajoy, i është drejtuar popullit spanjoll pas shpalljes së pavarësisë nga qeveria rajonale e Katalonjës.

Ditën e sotme, ai e ka quajtur “ditë të trishtuar” për vendin, transmeton portali arbresh.info

Rajoy ka konfirmuar se Presidenti i Katalonjës dhe e gjithë qeveria rajonale janë shkarkuar.

Ambasadat katalane do të mbyllen gjithashtu, ka theksuar ai.

Është shkarkuar edhe shefi i policisë të Katalonjës.

Ai ka shtuar se vendi do të shkojë në zgjedhje me 21 dhjetor, ku pritet edhe zgjedhja e qeverisë së re rajonale./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme