Kryeministri slloven, Robert Golob, me të mbërritur sot në samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPS) në Granada të Spanjës, bëri thirrje për kujdes në vendosjen e sanksioneve të mundshme kundër Serbisë pas agresionit të fundit në Banjskë të Zveçanit.
Sipas tij, nuk është e nevojshme që ato të çojnë në zgjidhje të përhershme, por Sllovenia do t’iu bashkohet sanksioneve nëse ka një qëndrim të unifikuar për këtë në BE.
Siç tha ai, liderët e vendeve anëtare të BE-së ende nuk kanë diskutuar për vendosjen e sanksioneve të mundshme ndaj Serbisë.
“Por unë mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm, konsistent dhe këmbëngulës”, theksoi ai.
Sipas kryeministrit, është e nevojshme qetësimi i situatës dhe kërkimi i një zgjidhjeje të përhershme.
“Unë nuk besoj se sanksionet në vetvete mund të çojnë në një zgjidhje të përhershme. Nëse është e nevojshme dhe nëse ka një qëndrim të unifikuar, Sllovenia do të bashkohet. Por ky nuk është domosdoshmërisht hapi i parë dhe i vetëm”, tha ai.
“Ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, ku një polic i Kosovës dhe tre sulmues serbë u vranë në një sulm terrorist dhe përleshje pasuese, janë të dënueshme”, tha Golob.
“Është e drejtë që komuniteti ndërkombëtar të dënojë individët që inkurajuan përshkallëzimin. Sllovenia gjithashtu dënon ashpër individët që morën pjesë në këtë ose e drejtuan këtë proces”, tha ai.
Zgjidhjen e tensioneve ai e sheh në përsëritjen e zgjedhjeve në katër komuna me shumicë serbe në veri të Kosovës. Ai u bëri thirrje të gjithëve, përfshirë serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhje për të zgjedhur autoritetet legjitime, shkruan Megafon.si, transmeton Klankosova.tv.
Guardiola “ankohet” se nuk ka lojtarë, City i ga...
Kurti për Ditën e Veteranëve bëri nderime te Kompleksi Memor...
Mot i keq në Mbretërinë e Bashkuar, anulohen festimet për na...
E rëndë në Durrës, 82-vjeçari gjendet i masakruar në banesën...
Rrëfimi tundues i Xhenetës për braktisjen nga nëna, dhunën n...
Assesi të këndellet United, pëson humbje edhe nga Newcastle