Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të vizitojë Kosovën të hënën e 27 shtatorit pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, transmeton Shqip.com.
Rama dhe një pjesë e kabinetit qeveritar do të udhëtojnë të hënën drejt Prishtinës për një vizitë një-ditore.
Vizita e kryeministrit Rama vjen pas ftesës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur ky i fundit e uroi me rastin e zgjedhjes për herë të tretë kryeministër i Shqipërisë, raporton ‘Euronews.al’.
Kjo është hera e parë që Rama viziton Prishtinën zyrtarisht që kur është formuar qeveria e re e Kosovës me në krye Albin Kurtin.
Ndërkaq, ai po merr pjesë në sesionin e 76-të të Asamlesë së OKB-së që po mbahet në New York. Në këtë asamble po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...