Kryeministri i vendit, Isa Mustafa, ka thënë se procesi i dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë ka hyrë tashmë në fazën përfundimtare, duke theksuar se në këtë fazë ka hapësirë që pala kosovare të jetë më gjithëpërfshirëse, të ketë përfaqësues të opozitës, të shoqërisë civile dhe që të konkludohet në një të ardhme të afërt.
Në një intervistë për Telegrafin,Mustafa ka folur edhe për propagandën e vazhdueshme të Serbisë se “Kosova po përgatitet për luftë”, duke thënë se kjo është në shpërputhje me realitetin. Po ashtu Mustafa ka folur edhe për ndërtimin e të ashtuquajturit “muri i ri” në veri të Mitrovicës, për politikën e brendshme, për zgjedhjet e parakohshme dhe Demarkacionin me Malin e Zi.
“Sa i përket demarkacionit, ne gjatë kësaj kohe kemi krijuar një hapësirë të mjaftueshme që të zhvillohet debat argumentues, të adresohen të gjitha dilemat dhe pretendimet, përkundër se ka pas një qartësi të konsiderueshme që nga fillimi, aq më shumë pas qëndrimeve të qarta të Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, ekspertëve vendorë dhe ekipit tre anëtarësh kredibil ndërkombëtar”, ka thënë Mustafa.
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...
Bora shënon fitore historike ndaj Sigal Prishtinës
Abdixhiku: Nga 80 mijë persona nga mërgata që janë regjistru...
Osmani mori pjesë në pritjen zyrtare të Krishtlindjes në Kat...