Deputetja Mimoza Kusari në seancën në të cilën po diskutohet për demarkacionin ka thënë se nëse kryeministri e ka ndryshuar qëndrimin pa u ndryshuar faktet atëherë ai duhet të kërkoj falje qytetarëve.
“Që nga momenti i mostransparencës së Qeverisë, mbanë përgjegjësi edhe ministri i punëve të jashtëm atëherë Thaçi e që tani është duke e bërë edhe kundërligjshëm edhe dialogun. Rrëzimi i Qeverisë lidhet me rrëzimin e Qeverisë së kaluar e cila ishte kauzë jo e duhur, por ky mësim nuk është i duhur për ne”, ka thënë ajo.
Sipas saj për një praktikë të mirëfilltë evropiane duhet të ketë ndërlidhje e koncensus mes partive.
“Duhet të kthehet besimi midis partive politike në Kosovë e të organizohen tryeza. Për demarkacionin tryezën e vendit e ka organizuar shefja e zyrës së BE-së, e jo Thaçi. Dikush për ëktë vend duhet të mbajë përgjegjësi e ne si shumicë e kemi obligimin që ta heqim perden e asaj që po e mbulojmë. Ne nuk kemi agjendC shtetërore, neve këtë na e bënë SHBA-ja”, ka thënë ajo.
Sipas saj kryeministri vetëm po flen në kolltukun e tij.
“Ky debat është i kotë sot, pasi që edhe kryeministrin po e merr gjumi dhe nuk po dëgjon. Tani karrigen e ka marr e flen por duhet të kthehet në këtë karrigë e të dëgjoj. Duhet të na tregoj se çfarë po bisedohet me Serbinë, se ende më i dhyimbshëm është demarkacioni me Serbinë”, ka thënë ajo. /Arbresh.info
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe m...
Krasniqi-kreut të SBASHK’ut: Sfidave të mësimdhënësve iu vje...
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...