Google ADS

Kryeministri paralajmëron se serbët e veriut mund sërish të ngrisin barrikada dhe sulmojnë policinë

22:34 | 13 Shkurt 2023
E.H

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka paralajmëruar se bandat kriminale serbe në veri, mund të ngrisin përsëri barrikada, dhe të kenë sulme drejt Policisë së Kosovës, por sipas tij do të dështojnë.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se një gjë të tillë mund të ndodhë, si reagim i bandave kriminale serbe, ndaj autoriteteve kosovare për punën drejt sundimit të ligjit, referuar së fundit, shkatërrimit të tre laboratorëve ilegalë të drogës në veri.

”Policia e Kosovës ka shkatërruar dje 3 laboratorë ilegalë të drogës në veri të Kosovës, një fitore e qartë për sundimin e ligjit. Bandat kriminale të sponsorizuara nga Serbia nuk do të ndalen para asgjëje – duke përfshirë barrikadat e armatosura dhe sulmet e dhunshme ndaj policisë – për të mbrojtur ndërmarrjet e tyre të paligjshme. Ata do të dështojnë”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme