Google ADS

Kryeministri niset nga Sofja për Prishtinë me avion

23:07 | 27 Shkurt 2018
M. A.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike kryeministri Ramush Haradinaj dhe ekipi i tij nuk ka mundur të aterojë sot pasdite në Prishtinë. Haradinaj bashkë më udhëtarët që kanë pasur të aterrojnë në Prishtinë kanë qëndruar për disa orë në Sofje. Por, tashmë drama ka përfunduar, ai ka marrë rrugë për Kosovë dhe shpejt do të aterrojë në Prishtinë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj ka qëndruar në aeroportin e Sofjes së Bullgarisë për disa orë. Ai nuk ka mundur të aterrojë në Prishtinë, në kohën që ishte paraparë për shkak të motit të vështirë, dhe për këtë është kthyer mbrapa.

Por, pritja e tij tashmë ka marrë fund.

Zëdhënësja e Qeverisë, Donjeta Gashi ka treguar se tashmë veç kanë hipur në avionin e kompanisë WizzAir.

Ajo ka treguar se në këtë avion janë edhe qytetarët që ishin së bashku me ta.

“Tash jemi në avion. Fluturimi sipas orës së Kosovës është e paraparë në 22:50. Me neve janë të gjithë qytetarët që kanë qenë në avionin që u pamundësuar të aterrojmë në Prishtinë”, ka treguar ajo.

Gashi ka thënë se gjatë gjithë qëndrimit në Sofje kanë qenë të shoqëruar edhe nga përafruesit e të dyja ambasadave që janë në Bullgari.

Kurse, Valentina Gara nga Aeroporti i Prishtinës ka treguar se fluturimi nga Sofja do arrij në Prishtinës në orën 23:30.

“Fluturimi nga Londra qe ishte divertuar ne Sofie pritet te arrije ne ANP’ “Adem Jashari’ rreth orës 23:30. Ndërsa, fluturimi për Londër ne nisje pritet te realizohet nesër”, ka shkruar ajo në Facebook.

Zëdhënësja e Qeverisë në një deklaratë të më hershme për Express bëri me dije se Haradinaj nuk dëshironte të kthehet vetëm në Kosovë, por ai insiston që kthimi të bëhet së bashku me udhëtarët që ishin në këtë avion.

Gazeta Express pak më herët ka raportuar se fluturimi Ë67792 i WizzAir nuk ka mundur të aterrojë në kryeqytet as pas tri tentimesh dhe përfundimisht ka ateruar në Sofje të Bullgarisë.

I pari i qeverisë ishte në Londër për takimin e BERZH’it me kryeministrat e rajonit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme