Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilija Redžepi, vizituan Komunat e Fushë Kosovës dhe Kastriotit, ku takuan kryetarët e këtyre dy komunave.
Komuna e Fushë Kosovës është prej komunave me më së shumti kyçje rrugore. Në të janë diku rreth 30,000 banesa, ka katër Qendra të Mjekësisë Familjare e dy lagje rome.
Në të gjitha këto, siç njoftoi kryetari Burim Berisha, bashkë edhe me 12 marketet e mëdha janë duke u zbatuar masat e qeverisë dhe këshillat e profesionistëve, transmeton arbresh.info
Thirrja për dezinfektimin e karrocave e shportave në markete është duke zbatuar, sikurse se edhe praktika që nëpër furra të bukës një person të bëjë pagesat kurse tjetri tjetri tëofrojë shërbimin. Deri tani janë katër raste të konfirmuara me virus e dy prej tyre të shëruar.
Kurse, në Kastriot, kryetari Xhafer Gashi, i cili njëherit është ushtrues detyre i Kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK) i ofroi tërë kapacitetet e tij edhe si kryetar komune por edhe si u.d. i kryetarit të AKK-së për t’i shpërndarë masat e qeverisë dhe për t’u siguruar që ato po zbatohen.
”E vërtetë që na mungon përvoja për këso pandemi, por ekziston vullneti dhe dija në këtë qeveri që të mirren masat më të mira e të nevojshme për luftimin e këtij virusi. Nga kjo sfidë po marrim mësime të reja të cilat po i maturojnë institucionet tona dhe të cilat do t’i shërbejnë institucioneve për në të ardhmen. Sistemin shëndetësor, si qeveri, nuk e kemi gjetur mirë. Për këtë jemi të vetëdijshëm dhe prandaj edhe e kërkojmë bashkëpunimin qytetar. Duke qëndruar në shtëpi, në distancë e pastër mund të fitojmë përballë COVID-19” , thuhet ne komunikatën e Qeverisë./arbresh.info/
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...